Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Akte Juridike, Archive, Dekrete

Presidenti Begaj dekreton emërimin në detyrë të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, rezident, si dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kubës, jo rezident

Stema per dekretet e sakte e1695984479812

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

PRESIDENTI

D E K R E T

PËR

EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D E K R E T O J:

Neni 1

Zonja Suela Janina emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kubës, jo rezident. 

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

 

 

Dekret nr. 55

Tiranë, më 8.2.2024

     

BAJRAM BEGAJ