Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Dekrete, Akte Juridike, Archive

Presidenti Begaj dekreton emërimin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit

Stema per dekretet e sakte e1695984479812

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

PRESIDENTI

D E K R E T 

PËR EMËRIM MINISTRI 

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D E K R E T O J:

Neni 1 

 Zonja Ogerta Manastirliu emërohet Ministër i Arsimit dhe Sportit.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. 

 

Dekret nr. 203

Tiranë, më 9.9.2023

 

BAJRAM BEGAJ