Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Dekrete, Akte Juridike, Archive

Presidenti Begaj dekreton emërimin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë

Stema per dekretet e sakte e1695984479812

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

PRESIDENTI

D E K R E T 

PËR

EMËRIMIN E GJYQTARIT  TË  GJYKATËS SË LARTË

Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136, pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nenit 48, pika 13 të ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, pas administrimit pranë Institucionit të Presidentit të Republikës më datë 29.5.2023 dhe pas propozimit të arsyetuar të Këshillit të Lartë Gjyqësor, përcjellë me shkresën nr. 3028/2 prot., datë 29.5.2023 dhe me vendimin nr. 270, datë 25.5.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, “Për propozim për emërim në Gjykatën e Lartë të kandidates znj. Enkelejda Metaliaj” për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës administrative, të shpallur me vendimin nr. 535, datë 17.11.2021 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

D E K R E T O J:

Neni 1

Zonja Enkelejda Metaliaj emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë nga radhët e gjyqtarëve. 

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Dekret nr. 78

Tiranë, më 6.6.2023   

                                                                                                                           BAJRAM BEGAJ