Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Akte Juridike, Archive, Dekrete

Presidenti Begaj dekreton dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Vullnet Murat Doka me detyrë “Koordinator për bashkëpunimin me Institucionet Qendrore” në Qendrën e Bashkuar Operacionale

Stema per dekretet e sakte e1695984479812

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

PRESIDENTI

D E K R E T

PËR

DHËNIE GRADE MADHORE

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “d”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 9, pika 3, shkronja “a”, të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, datë 29.12.2023,

D E K R E T O J:

Neni 1

Kolonel Vullnet Murat Doka, me detyrë “Koordinator për bashkëpunimin me Institucionet Qendrore” në Qendrën e Bashkuar Operacionale, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

 Neni 2

 Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

 

Dekret nr. 34

Tiranë, më 24.1.2024

 

BAJRAM BEGAJ