Presidenti i Republikës së Shqipërisë

download 1

Lajme

Ceremonia e kurorëzimit të Mbretit Charles III, Presidenti Begaj: I nderuar të përfaqësoja Shqipërinë në këtë Kurorëzim historik

Presidenti Republikës, Sh.T.Z Bajram Begaj shoqëruar nga Zonja e Parë Armanda Begaj morën pjesë në ceremonitë e kurorëzimit në Fronin Mbretëror të Mbretit Charles III.Gjatë pritjes së dhënë nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar për Krerët e Shteteve që u mbajt në Buckingham Palace, si pjesë e ceremonive me rastin e  kurorëzimit, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj u takua dhe bashkëbisedoi me Mbretin Charles III, Princin William, Presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, Presidentin e Austrisë, Alexander Von der Bellen, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidenten e Hungarisë, Katalin Novak, Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministrin e Australisë, Anthony Albanese, e të ftuar te tjerë.

Untitled Artwork 3 scaledNë bashkëbisedimin e rastit me ta, Presidenti Begaj nënvizoi rolin e Shqipërisë në rajon si faktor paqeje dhe stabiliteti, si dhe shkëmbeu opinione mbi sfidat aktuale me të cilat po përballet rendi botëror dhe vlerat e përbashkëta të familjes Evropiane.Kreu i shtetit, i shoqëruar nga Zonja e Parë ishin gjithashtu pjesë e ceremonisë së zhvilluar në “Westminster Abbey” në Londër ku ndoqën nderimet e veçanta që u zhvilluan në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III.Në mesazhin e tij me këtë rast, Presidenti Begaj çmoi lidhjen e fortë me Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa e uroi Mbretin Charles III për mbretërim të gjatë, të paqtë e të suksesshëm.