Dekret për dhënie të shtetësisë shqiptare nr. 9679

Dekret për dhënie të shtetësisë shqiptare nr. 9679

D E K R E T

PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE

Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës,  si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar edhe në propozimet e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si dhe Ministrit të Kulturës,

D E K R E T O J

Neni 1

U jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm:

1.    Sefedin Ruhan Pacolli
2.    Mirvete Liman Pacolli (Jakupi)
3.    Armenda Sefedin Pacolli
4.    Islam Ruhan Pacolli
5.    Luljeta Salih Pacolli (Jashari)
6.    Linda Islam Pacolli
7.    Fitim Islam Pacolli
8.    Rrahim Ruhan Pacolli
9.    Valbonë Beqir Pacolli (Elezaj)
10.    Hivzi Sejfedin Muharremi
11.    Ahmet Rasim Dursun

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Tiranë, më 04.07.2016
Nr. i dekretit: 9679             

PRESIDENTI  I  REPUBLIKËS
            

                                               BUJAR NISHANI