Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Zp scaled

Aktivitetet

Zonja e Parë e Shqipërisë, Armanda Begaj merr pjesë në Konferencën Rajonale të Nivelit të Lartë “Fuqia e zgjedhjes: Arritja e autonomisë trupore për gratë dhe vajzat”

Më datën 5 tetor 2023, në Shkup, me mbështetjen e Zonjës së Parë të Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Gjorgievska, nën nismën e Fondit për Popullsinë të OKB (UNFPA) për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore u zhvillua konferenca rajonale e nivelit të lartë  “Fuqia e zgjedhjes: Arritja e autonomisë trupore për gratë dhe vajzat”.

Me ftesë të Zonjës së Parë të Maqedonisë, Elizabeta Gjorgievska, në të morën pjesë edhe bashkëshortet e Presidentëve të vendeve të Europës Juglindore; Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Serbisë, Ukrainës, Kroacisë, si dhe bashkëshorti i Presidentes së Sllovenisë.

thumbnail IMG 0079

Pjesë e paneleve ishin dhe ekspertë të UNFPA dhe të “UN Women”- entitet i Kombeve të Bashkuara për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave.

thumbnail IMG 0078

Në 5 panelet e konferencës u trajtuan çështje thelbësore për autonominë trupore të grave dhe vajzave të rajonit. Aty u fol për sfidat e reja, mundësitë dhe praktikat më të mira që duhen ndjekur nga gratë për autonominë trupore. Pjesëmarrësit diskutuan rreth normave gjinore e shoqërore si dhe mbi rëndësinë e planifikimit strategjik për një të ardhme të guximshme të autonomisë trupore të grave dhe vajzave në rajon.

Ne panelin e 5, “Thirrje pë Veprim” moderatorja Kasia Madera, gazetare e BBC, ju drejtua zonjës Begaj me pyetjen: Shqipëria është një nga vendet që ka bërë përparim të madh në fushën e autonomisë trupore por që ka akoma shumë për të bërë në drejtim të aksesit nga gratë dhe vajzat te metodat moderne të kontraceptimit. Cilat janë përfundimet tuaja kryesore nga diskutimet e sotme?

thumbnail IMG 0069

Zonja Begaj  vlerësoi rëndësinë e diskutimeve në konferencë, theksoi progresin e  Shqipërisë sa i takon  arritjes së autonomisë trupore për gratë dhe vajzat, vlerësuar edhe në Atlasin më të fundit të Politikave Evropiane të Kontracepsionit të vitit 2023 (botuar nga Forumi Parlamentar Evropian për të Drejtat Seksuale dhe Riprodhuese)  ku Shqipëria rezulton në indeksin 68.1 %, por që duhet bërë më shumë për të luftuar kundër tabuve dhe stigmës në lidhje me edukimin seksual dhe kontracepsionin, e për këtë duhet të kontribuojmë të gjithë përfshi edhe median.

thumbnail IMG 0067

Ajo u bëri me dije pjesëmarrësve se në Shqipëri në bashkëpunim me UNFPA, brenda vitit të ardhshëm pritet të ketë një studim të hollësishëm për problemet e autonomisë trupore dhe masat e duhura për arritjen e saj.

thumbnail IMG 0068

Në panelet e diskutimeve, profesorë për shëndetin publik global nga universitete prestigjioze europiane, si Sarah Hawkes nga Kolegji Universitar i Londrës apo ekspertë si Florence Bauer, Drejtore Rajonale e UNFPA për Evropën dhe Azinë Qendrore, paraqitën gjetjet studimore dhe vizionin për arritjen e autonomisë trupore të grave dhe vajzave përballë sfidave të reja.

thumbnail IMG 0080

Linku: Deklarata e Znj. Begaj në Konferencën Rajonale të Nivelit të Lartë Fuqia e zgjedhjes, Arritja e autonomisë trupore për gratë dhe vajzat