Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Mesazhe

Urimi i Presidentit të Republikës për Krishtlindjen nga Katedralja e Shën Palit në Tiranë

Bajram Begaj: Sot është një ditë e veçantë. Erdha këtu dhe u takova me Imzot Arjan Dodaj për të ju uruar të gjithë besimtarëve të krishterë “Gëzuar Krishtlindjen”.

Kjo është një ditë shprese, frymëzimi, reflektimi dhe ditë drite.  

Është shpresë për faktin që e nesërmja do të jetë më e mirë dhe frymëzim për ne për të dhënë më shumë dashuri, më shumë solidaritet për të gjithë ata që janë të pamundur, për të gjithë ata që të sëmurë dhe për të gjithë ata që kanë nevojë. Patjetër që është një ditë reflektimi sepse sot në botë ka shumë ngjarje që na trishtojnë dhe duhet patjetër të reflektojmë në këtë ditë Krishtlindje që të lutemi për më shumë paqe, begati dhe prosperitet për të gjithë kombin.