Presidenti i Republikës së Shqipërisë

a8cdc897 fc6a 429e a877 92803fc4fd79

Aktivitetet

“Tetori rozë” – ndërgjegjësim dhe solidaritet

Gjatë 31 ditëve të muajit tetor secili nga ne duhet të ketë një moment reflektimi për atë  se çfarë do të thotë të jetosh normalisht në çdonjërën nga 365 ditët e vitit pas diagnostikimit me kancer gjiri .Eksperiencat janë unike për këdo. Të gjithë besojmë se për të përqafuar plotësisht jetën duhet gjetur dëshira për t’u informuar, ndërgjegjja për t’u diagnostikuar, optimizimi për të kuruar kancerin e gjirit, forca për ta pranuar vetë dhe për ta ndarë me të tjerë, por, mbi të gjitha, energjia për t’u përfshirë në aktivitete dhe marrëdhënie, që sjellin gëzim, kënaqësi, si dhe rrisin cilësinë e jetësMe të gjitha vështirësitë për të kuptuar sfidat specifike, me të cilat duhet të përballen nënat, bashkëshortet, motrat, bijat dhe miket, të gjithë ne, familja e miqtë duhet të jemi mbështetësit më të mirë që ato të sfidojnë frikën, ankthin, madje, edhe zemërimin pas diagnostikimit me kancer të gjirit apo të  çdo lloji tjetër dhe të nisin një jetë normale të re.Të gjithë bashkë edhe në këtë sfidë të jetës.