18/10/2023• Lajme• Bianka Hada
Pyetja: Z. President! Pak ditë më parë ju ngritët shqetësimin për shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët prej vitit 2004 po dëbohen për shkak të një urdhri administrative për “pasivizimin e adresave”, gjë që i bën ata të akuzojnë Serbinë se po realizon një genocid. Si është situata konkretisht dhe a i keni kërkuar qeverisë shqiptare, që në cilësinë e kryesueses së Këshillit të Sigurimit, të organizojë një tryezë për këtë çështje, ashtu siç bëri me Ukrainën?
Presidenti Begaj: Në takimet me partnerët ndërkombëtarë bazuar edhe në përgjegjësitë e mia Kushtetuese, kam tërhequr gjithmonë vazhdimisht vëmendjen për të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në luginën e Preshevës.
Dhe në fjalën time në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara ngrita këtë shqetësim dhe vlerësova të njëjtat norma dhe vlera europiane që reflektohen për serbët që jetojnë në Kosovë të reflektohen për t’u zbatuar edhe për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës.
Shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës duhet dhe meritojnë të kenë standarde evropiane të trajtimit të tyre.
Faktikisht, ajo që sapo thatë mbi pasivizimin e adresave është një shqetësim shumë i madh. Ky shqetësim i madh i cili është i lidhur me një urdhër administrativ në lidhje me regjistrimin e popullatës dhe për zgjedhjet për cilën nuk është vetëm që çrregjistrohen shqiptarët, por humbasin cdo të drejtë tjetër të lidhur me trajtimin mjekësor me marrjen e dokumentave të rëndësishme që atyre ju duhen.
Kuptohet që përveç pasivizimin e adresave në atë rajon mungon iniciativa ekonomike, mungojnë investimet ekonomike, nuk njihen diplomat universitare, dhe po ashtu ka mungesa të theksuara në shërbimin shëndetësor në arsimim dhe në edukim.
Në çdo takim bilateral, në çdo takim ndërkombëtar diplomacia shqiptare, shteti shqiptar e ka ngritur shqetësimin e tyre, në lidhje me këtë çështje. Ambasadori ynë në Kombet e Bashkuara është takuar me përfaqësi të komunës së Preshevës.
Po kështu, unë kam takuar të gjithë përfaqësuesit e partive politike, Kryetarin e Këshillit Nacional Shqiptar, ku jam njohur me shqetësimet e tyre dhe ikam bërë prezente këto shqetësime në çdo takim timin.
Ju sqaroj se, pasivizimi i adresave është bërë objekte dhe në Këshillin e Europës ku ka dalë një rezolutë. Bazuar në këtë bazuar rezolutë, në Progres- Raportin eSerbisë është shënuar si shkelje e të drejtave të njeriut.
Komiteti i Helsinkit në Serbi e ka pranuar shkeljen e të drejtave të njeriut.
Në takimet që ka pasur diaspora shqiptare me senatorëdhe kongresmenë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e ka ngritur shqetësimin për shpopullimin e asaj zone atje dhe shqetësimin në lidhje me këtë lloj procedure e cila është në shkelje të çdo të drejte themelore të njeriut.
Besoj se Shqipëria në vitin 2024 duke qënë anëtare në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, do të jetë një zë i fuqishëm për ta mbrojtur këtë të drejtë të shqiparëve që, siç e thashë, meritojnë dhe duhet të jetojnë sipas standardeve evropiane.
Pyetja 2.: Çfarë mendoni për zgjidhjet për deeskalimin e situatës në Kosovë?
A është themelimi i Asociacionit të komunave serbe një zgjidhje ? Cili është qëndrimi juaj?
Presidenti Begaj: Përgjatë një viti që jam President i Shqipërisë, më është dashur të përballem me ngjarje të cilat kanë ndodhur në veri të Kosovës.
Në një status të bërë pak kohë më parë, kam shprehur qëndrimin tim: “Nuk duhet të vazhdojë më situata eskalim për të deeskaluar”.
Faktikisht, deeskalimi, që ju përmendët, është gjëja që duhet të bëjnë të dyja vendet, deeskalimi i situatës në veri të Kosovës, për të ruajtur paqen dhe për të garantuar sigurinë në rajonin tonë.
Unë vlerësoj se dialogu është e vetmja rrugë për të arritur normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve, dhe për të arritur në njohjen finale të Kosovës dhe pa dyshim respektimin e minoriteteve sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, pranoj që çdo marrëveshje e firmosur në Bruksel, siç është edhe ajo e dakortësuar së fundmi me anekset e Ohrit, janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të dyja vendet.
Për ne, dialogu dhe zbatimi i Planit Evropian të paraqitur me anekset në Ohër, është zgjidhja për veriun e Kosovës dhe për të gjithë marrëdhënien midis Kosovës dhe Serbisë.