Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Durresi autokton 1 3

Lajme

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj priti sot përfaqësues të shoqatës “Durrësi Autokton”

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj priti sot përfaqësues të shoqatës “Durrësi Autokton”.
Durresi autokton 2 2
Në një bashkëbisedim të ngrohtë Presidenti i Republikës vlerësoi punën që kjo shoqatë bën mbi baza vullnetare, por me impakt të madh në promovimin e vlerave të qytetit të Durrësit.
Kreu i Shtetit u njoh me aktivitetet e shoqatës dhe vlerësoi se kontributi i shoqatave të tilla si “Durrësi Autokton” ndihmojnë në ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave patriotike, historike, arkeologjike, kulturore e sportive të qytetit.

Durresi autokton 3 2

Presidenti Begaj shprehu bindjen se është e nevojshme që shoqata të tilla të bashkëpunojnë me pushtetin lokal dhe zëri i tyre të dëgjohet sa herë që është në dobi të komunitetit, qytetit, ruajtjes dhe përcjelljes së vlerave.