27/07/2022• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj ka zhvilluar sot në Institucionin e Presidentit takimin e parë me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Sh. S. Znj. Yuri Kim.
Kreu i Shtetit dhe Ambasadorja Yuri Kim theksuan partneritetin mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës si shumë të çmuar në forcimin e demokracisë dhe prosperitetit.
Presidenti Begaj u shpreh se, takimi i sotëm me Ambasadoren e SHBA në Shqipëri, i hap rrugë angazhimit të mëtejshëm në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve.