Presidenti i Republikës së Shqipërisë

IMG 3040 scaled

Lajme

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj pret zv. Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara, z. David Wisner

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti sot zv. Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. David Wisner.
Duke i uruar z. Wisner suksese në punën e tij, Presidenti Begaj vlerësoi partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Pas pak ditësh do të mbushen 101 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, ndaj ka shumë arsye për të qenë krenarë dhe për t’i çuar më tej këto marrëdhënie.

Forcimi i bashkëpunimit në fusha të rëndësishme ishte në fokus të bisedës mes Presidentit Begaj dhe z. Wisner.