14/04/2023• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti sot në një takim Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu (2006-2010), me të cilin shkëmbeu mendime dhe ide në lidhje me zhvillimin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe angazhimet e pritshme ndaj Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër.
“Vlerësova rolin dhe kontributin e madh të President Sejdiut në ngritjen dhe konsilidimin e institucioneve të Kosovës. Kosova është sot realitet i pakthyeshëm e i patjetërsueshëm që e ka vendin në BE, NATO, OKB e në të gjitha organizatat ndërkombëtare,” tha Presidenti Begaj në përfundim të takimit.