Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, pret Presidentin e Estonisë, Sh.T.Z. Alar Karis
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti sot në një vizitë zyrtare Presidentin e Estonisë, Sh.T.Z. Alar Karis.
Kjo vizitë konsiderohet historike në marrëdhëniet midis dy vendeve, pasi shënon vizitën e parë të një presidenti estonez në Shqipëri.
Pas zhvillimit të ceremonisë zyrtare në nder të ardhjes së Presidentit Karis, të dy presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë për të kryesuar më pas takimin e zgjeruar mes dy delegacioneve zyrtare.
Në përfundim të takimit, të dy presidentët mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.
Gjatë deklaratës së tij të bërë me këtë rast, Presidenti Begaj vuri theksin te kontributi i Estonisë në rrugëtimin evropian të Shqipërisë, te bashkëpunimi në kuadër të sigurisë si aleate të NATO-s, si dhe te projektet e ndryshme, veçanërisht ato me karakter ekonomik, ku mund të bashkëpunojnë në të ardhmen të dy vendet.
Për deklaratën e plotë të Presidentit Begaj klikoni këtu: