05/08/2022• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj priti në një takim kortezie Ambasadorin e Shtetit të Katarit, Sh. T. Z. Ali bin Hamad Al-Marri, i cili i uroi Presidentit të Republikës suksese në detyrën e re. Gjatë takimit u diskutua për nivelin e bashkëpunimit mes dy vendeve, si dhe situatën në rajon dhe atë ndërkombëtare. Ambasadori Al-Marri i dorëzoi Presidentit Begaj mesazhin e urimit nga Emiri i Katarit, Lartësia e Tij, Sheiku Tamim bin Hamad Al Thani.