Presidenti i Republikës së Shqipërisë

amb cek e1659690715946

Lajme

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj pret në një takim kortezie Ambasadorin e Republikës Çeke, Sh. T. Z. Karel Urban

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj priti në një takim kortezie Ambasadorin e Republikës Çeke, Sh. T. Z. Karel Urban, i cili i uroi Presidentit të Republikës suksese në detyrën e re. Gjatë takimit u diskutua për nivelin e bashkëpunimit mes dy vendeve, si dhe situatën në rajon dhe atë ndërkombëtare. Ambasadori Urban i dorëzoi Presidentit Begaj mesazhin e urimit nga Presidenti i Republikës Çeke, Sh. T. Z. Miloš Zeman.