Presidenti i Republikës së Shqipërisë

presidenti begaj dekreton

Lajme

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj dekreton emërimin e Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji, Shef të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj dekretoi sot emërimin e Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Gjeneral Brigade Arben Kingji mbante detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore.

Gjeneral Brigade Arben Kingji ka drejtuar deri më sot Forcën Tokësore të FA dhe më herët ka mbajtur detyrën e komandantit të Batalionit të Mbështetjes, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Gjeneral Brigade Arben Kingji ka ushtruar edhe detyra të tjera, si ajo e atasheut ushtarak të Republikës së Shqipërisë në Rumani. Me herët, ai ka qenë edhe komandant i Policisë Ushtarake. Ka kryer Kursin e Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Mbrojtjes, në Tiranë.

Gjeneral Brigade Kingji ka mbajtur detyrën e komandantit të kontingjentit në disa misione, në Afganistan e Irak.

Në vitin 2016 ai përfundoi edhe studimet për drejtësi në Winsdom University. Për kontributet e tij në Forcat e Armatosura, Gjeneral Brigade Arben Kingji është nderuar me disa medalje. Ai mban edhe Medaljen e Artë të Shqiponjës, dhënë nga Presidenti i Republikës.