Presidenti i Republikës së Shqipërisë

IMG 4444

Lajme

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, takim me përfaqësues të “Koalicionit Shqiptar pro Familjes dhe Jetës”

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot në një takim përfaqësues të “Koalicionit Shqiptar pro Familjes dhe Jetës”.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, Presidenti u njoh me propozimet dhe projektet e  këtij koalicioni.

Presidenti i Republikës i vlerësoi këto projekte dhe u shpreh për ruajtjen e  vlerave  njerëzore  të familjes, të cilat nuk duhet t’i humbasim.

Presidenti u deklarua i hapur në mbështetje të çdo iniciative që mbron dhe fuqizon rolin e familjes në shoqërinë shqiptare.