Presidenti i Republikës së Shqipërisë

IMG 3657

Lajme

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj pret Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Islame

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Islame, Dr. Mohammad Bin Abdulkarim Al-Issa.

Presidenti çmoi misionin dhe qëndrimin e Ligës Botërore Islame për një botë në harmoni fetare, bazuar te parimi i modernitetit, të pa ndikuar nga ideologjitë fetare apo politike.

IMG 3655

Kreu i Shtetit mirëpriti vlerësimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ligës Arabe për Shqipërinë, të cilën ai e konsideroi si “modeli i shkëlqyer i tolerancës fetare dhe bashkëjetesës, me të cilin ne krenohemi në botë”.

Presidenti Begaj vlerësoi angazhimin e Dr. Al-Issa në ndërgjegjësimin global ndaj mesazhit të vërtetë të fesë, “të promovimit të miqësisë midis pasuesve të të gjitha besimeve e kulturave botërore”.