11/10/2023• Mesazhe• Bianka Hada
“Çdonjëri prej nesh duhet të nxisë e të promovojë leximin e librit shqip. Kështu ruajmë e trashëgojmë identitetin tonë gjuhësor, kulturor e kombëtar. Faleminderit botuesve shqiptarë të angazhuar në këtë mision kombëtar!”, shkroi Presidenti Begaj në një status që shpërndau në profilin e tij zyrtar në facebook.
Një ndër nismat parësore të Presidentit të Republikës është ndërgjegjësimi i shoqërisë shqiptare për ruatjen dhe përcjelljen e trashëgimisë shiptare, ndërgjegjësimin mbi leximin dhe promovimin e politikave të librit shqip.