Presidenti i Republikës së Shqipërisë

logo e institucionit Presidenti slider

Lajme

Presidenti i Republikës përshëndet “Samitin Ukrainë – Evropa Juglindore”: Tirana, kryeqyteti i bisedimeve

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh të posaçëm për samitin që do të mbledhë në Tiranë përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Evropës Juglindore dhe Bashkimit Evropian. 

“Tirana, kryeqyteti i bisedimeve.”, – shkruan Presidenti Begaj për Samitin Ukrainë – Evropa Juglindore.

Presidenti Begaj i vlerëson këto takime si të rëndësishme për rikonfirmimin e mbështetjes ndaj Ukrainës, për paqen, sigurinë dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Këtë qëndrim Presidenti i Republikës e bëri të ditur në profilin e tij zyrtar në platformën X dhe në facebook, ku shkruan:  

“Tirana, kryeqyteti i bisedimeve.

Shqipëria mirëpret këto dy ditë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore me vullnetin dhe dëshirën për të kontribuar  për paqen, bashkëpunimin, zhvillimin e qëndrueshëm në rajon, si dhe për të rikonfirmuar mbështetjen ndaj Ukrainës.

Urime dhe suksese!”