Presidenti Begaj voton në zgjedhjet vendore të 2023
Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj së bashku me Zonjën e Parë Armanda Begaj, votuan sot në zgjedhjet vendore të 2023.
Pas votimit Presidenti Begaj dha këtë prononcim për mediat: “Sot është një ditë e rëndësishme në demokraci, është dita e zgjedhjeve. Edhe unë sot ushtrova detyrën time, detyrën si qytetar.
Natyrisht që çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë me të drejtë vote sot ka ditën që mund të dëgjohet, që vota e tij të lexohet, fuqia dhe pushteti i votës së tij të bëjë ndryshimin.
Unë e kam thënë edhe në disa prononcime të mëparshme që këto votime nuk janë të partive politike, këto janë të qytetarëve dhe duhet t’i shërbejnë qytetarëve.”