18/12/2023• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, zhvilloi një bisedë telefonike me z. Shaip Kamberi, deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë. Presidenti i uroi suksese për rizgjedhjen si përfaqësues i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Parlamentin e Serbisë.
“Uroj që roli dhe kontributi juaj të vijojë t’i shërbejë të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës për adresimin e të drejtave të tyre legjitime.
Mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë!”, – deklaroi Presidenti Begaj gjatë bisedës.