Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Ismet Elezi

Lajme

Presidenti Begaj takohet me Prof. Dr. Ismet Elezin

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj priti sot në Institucionin e Presidentit Prof. Dr. Ismet Elezin, një nga figurat qendrore të jurisprudencës shqiptare, që i ka dedikuar jetën mësimdhënies, studimit,  botimit të dhjetra librave dhe punimeve shkencore.

“Prof. Elezi është një nga shtyllat e rëndësishme mbi të cilat u ngrit Fakulteti i Drejtësisë. E përgëzova për shembullin që jep edhe në moshën 103 vjeçare, për erudicionin, përkushtimin dhe energjinë që përcjell,” u shpreh Presidenti  Begaj në fund të takimit.