Presidenti i Republikës së Shqipërisë

IMG 20230427 WA0018

Lajme

Presidenti Begaj takohet me Presidentin Milanoviç

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj dhe Zonja e Parë Armanda Begaj, ishin sot në një vizitë shtetërore në Kroaci, ku u pritën nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviç dhe Zonja e Parë Sanja Musiç Milanoviç.

IMG 20230427 WA0019

Vizita shtetërore e Presidentit zhvillohet në një moment shumë të rëndësishëm, si në kuadër të marrëdhënieve midis dy vendeve, ashtu edhe në kuadër të zhvillimeve rajonale, evropiane e më gjerë.

Pas ceremonisë zyrtare të mirëseardhjes të zhvilluar në zyrën e Presidentit të Republikës së Kroacisë, Presidenti Begaj dhe Presidenti Milanoviç zhvilluan një takim kokë më kokë, që u pasua nga një takim i zgjeruar midis dy delegacioneve zyrtare.

IMG 20230427 WA0017

Në fund të takimeve, të dy presidentët zhvilluan një deklaratë për mediat.

Gjatë deklaratës së përbashkët për shtyp, Presidenti Begaj foli për rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të partneritet strategjik midis dy vendeve, agjendën e integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe për zhvillimet rajonale.

IMG 20230427 WA0014

Në vijim deklarata e plotë për shtyp e Presidentit Begaj: 

https://president.al/deklarate-e-presidentit-te-republikes-se-shqiperise-sh-t-z-bajram-begaj/