23/03/2024• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim pune me Presidentin e Malit të Zi, Sh. T. Z. Jakov Milatoviç.
Të dy presidentét u fokusuan gjatë bisedës së tyre në vijimin e politikave të fqinjësisë së mirë, mbështetjen e ndërsjellë të projekteve që synojnë zhvillimin e dy vendeve, si dhe në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.
Presidenti Begaj e vlerësoi bisedën me homologun e tij për rëndësinë e afrimit të qëndrimeve në lidhje me çështjet dypalëshe dhe rajonale në kontekstin e ndryshimeve që sjellin zhvillim të qëndrueshëm për rajonin.