Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Lajme, Mesazhe

Presidenti Begaj shpreh ngushëllimet në Ambasadën Italiane për ndarjen nga jeta të Silvio Berlusconit

Sot, në Selinë e Ambasadës Italianë në Tiranë, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Bajram Begaj ngushëlloi nëpërmjet një mesazhi qeverinë dhe popullin Italian për ndarjen nga jeta të ish-Kryeministrit Silvio Berlusconi:
IMG 20230614 WA0026“Ndarja nga jeta e ish-Kryeministrit italian, Silvio Berlusconi më hidhëroi shumë. Italia humbi një politikan e sipërmarrës të suksesshëm e me shumë influencë, por edhe shqiptarët humbën një mik të mirë.
I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të afërmve të Kryeministrit Berlusconi, si dhe autoriteteve e popullit italian.
Shqiptarët do ta kujtojnë gjithmonë Kryeministrin Berlusconi, me nderim e respekt, për gjithçka ai bëri ta.
U prehtë në paqe!”.
IMG 20230614 WA0027