06/10/2023• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës, Sh.T. Z. Bajram Begaj, priti sot Kryetarin e Bashkisë së Bolonjës, Itali, z. Matteo Lepore.
Presidenti Begaj, vleresoi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve midis dy vendeve, si dhe nënvizoi nevojën e bashkëpunimit edhe në nivel lokal, veçanërisht në fushën e teknologjisë dhe informacionit, arsimit, shëndetësisë, transportit, programet sociale, etj. përmes projektesh binjakëzimi.
Gjithashtu, Presidenti Begaj vlerësoi rolin e diasporës shqiptare në Itali, qe së bashku me komunitetin arbëresh, përbëjnë një urë të rëndësishme e solide miqësie e bashkëpunimi midis dy vendeve.