Presidenti i Republikës së Shqipërisë

1665749814602

Lajme

Presidenti Begaj priti Kreun e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadorin Vincenzo Del Monaco

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti sot në një takim lamtumire, Kreun e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadorin Vincenzo Del Monaco.

Kreu i Shtetit e falenderoi Ambasadorin Del Monaco për angazhimin e tij dhe të strukturave të Prezencës së OSBE-së në Tiranë për vijimin me përkushtim dhe sukses të projekteve që kanë lidhje me proceset demokratike dhe garantimit e të drejtave të njeriut në Shqipëri.

Duke i uruar suksese në detyrat dhe angazhimet e tij të ardhme profesionale e njerëzore, Presideti Begaj, shprehu besimin se Ambasadori Del Monaco, do të mbetet një mik i mirë i Shqipërisë dhe shqiptarëve.