05/10/2023• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti në një takim znj. Angelina Eichhorst, Drejtore Menaxhuese për Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian, e cila u shoqërua nga i Ngarkuari me Punë në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Tiranë, z. Luigi Soreca.
Në fokus të bisedës ishte përshpejtimi i procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.