Presidenti Begaj pret Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, znj. Holta Zaçaj
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj priti sot Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, zonjën Holta Zaçaj.
Në takim, Presidenti Begaj u shpreh se qëllimi final i të gjitha politikave shtetërore është besimi i publikut. Të gjitha institucionet publike duhet t’i shërbejnë qytetarëve, të jenë në funksion të tyre. Pa një sistem drejtësie që ruan vlerat themelore të shoqërisë, dinjitetin njerëzor dhe që mbron të drejtat individuale, nuk mund të ketë demokraci të vërtetë.
Nga ana e saj, Kryetarja Zaçaj është shprehur për afirmimin në mënyrë të vendosur të parimeve të shtetit të së drejtës.