Presidenti i Republikës së Shqipërisë

IMG 7976 1 scaled

Lajme

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Perusë në Shqipëri

Presidenti i Repblikës së Shqipërisë Sh. T. Z. Bajram Begaj, pranoi sot Letër Kredencialet e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Perusë në Shqipëri, rezident në Athinë,  Sh. T. Z. Javier Yepez Verdeguer.

Gjatë takimit, Presidenti Begaj i uroi zotit Javier Yepez Verdeguer suksese në detyren e re dhe shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për vijimin e bashkëpunimit.