Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Usa 1 scaled 1

Lajme

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të Mbretërisë së Suedisë, z. Niklas Ström

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit të Mbretërisë së Suedisë në Shqipëri, rezident në Tiranë, Sh.T.Z. Niklas Ström.Usa scaledPasi i uroi mirëseardhjen Ambasadorit, Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Suedisë. Këto marrëdhënie janë një garanci për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë.Usa 2 scaledPër Kreun e Shtetit, është e rëndësishme të thellohen lidhjet ekonomike, si dhe të shtohen përpjekjet për tërheqjen e sa më shumë investitorëve suedezë në Shqipëri.