Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale nga Ambasadorja e re e Republikës Franceze, Sh.S.Znj. Catherine Suard
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadorja e re e Republikës Franceze, Sh.S.Znj. Catherine Suard.
Gjatë takimit, Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Francës, si dhe partneritetin strategjik midis dy vendeve.
Presidenti Begaj vlerësoi gjithashtu mbështetjen që Franca i jep procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe Procesit të Berlinit me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjithashtu, Kreu i Shtetit nënvizoi se bashkëpunimi ekonomik dhe investimet franceze janë shumë të mirëpritura në Shqipëri, veçanërisht në fushën e energjisë, ku tashmë ka një eksperiencë bashkëpunimi.
Kreu i Shtetit uroi Ambasadoren Suard për një mision diplomatik të saj sa më të suksesshëm në Shqipëri.