Presidenti i Republikës së Shqipërisë

IMG 6356 scaled

Lajme

Presidenti Begaj nderohet me Çmimin Ndërkombëtar “Nizami Ganjavi”

Presidenti Begaj mori pjesë në një vizitë pune në Baku, ku u nderua me Çmimin Ndërkombëtar “Nizami Ganjavi” për vitin 2024.

IMG 6353 scaled

Çmimi Ndërkombëtar “Nizami Ganjavi” u jepet personaliteteve me kontribut të lartë në nismat globale që synojnë paqen, sigurinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Ndër personalitetet shumë të rëndësishëm, të cilët janë nderuar me këtë çmim më parë, mund të veçojmë: ish-Presidentin Bill Clinton, ish-Sekretarin e Shtetit Henry Kissinger, ish-Kryeministren Margaret Thatcher, ish-Presidentin Suleyman Demirel, Boutros Boutros Ghali, Kreun e OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, Mbretin e Jordanisë, Abdullah II Bin Al-Hussein, Mbretëreshën Silvia të Suedisë, e të tjerë.