11/11/2023• Mesazhe• Bianka Hada
Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj reagoi sot me anë të një postimi në facebook mbi vdekjen e papritur e të trishtë, në fushën e lojës të kapitenit të klubit “Egnatia” ,Raphael Dwamena.
“Mësova me dhimbje lajmin për humbjen tragjike të kapitenit të klubit “Egnatia”, Raphael Dwamena. Në këtë moment të vështirë shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen, klubin “Egnatia” dhe tifozët rrogozhinas.
Gjithashtu gjej rastin të vlerësoj kontributin e klubeve të futbollit në Shqipëri për rritjen e cilësisë së këtij sporti në vendin tonë”- shkroi në rrjetin social facebook Presidenti Begaj.