Presidenti i Republikës së Shqipërisë

original 46C5FDFC 2BB0 4DCF 9A89 79F8A16AFFBC

Lajme

Presidenti Begaj merr pjesë në funeralin shtetëror të ish – Presidentit të Italisë, Giorgio Napolitano

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, mori pjesë në funeralin shtetëror të ish-Presidentit të Republikës së Italisë, Senatorit të Përjetshëm, Giorgio Napolitano.
Në ceremoninë që u zhvillua në Selinë e Parlamentit italian në Romë ishin të pranishëm figura të rëndësishme të politikës italiane dhe asaj evropiane.
Ish-Presidenti Napolitano ka qenë një mbështetës i përhershëm i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe i respektimit të të drejtave të shqiptarëve.