Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Untitled Artwork 2 scaled

Lajme

Presidenti Begaj merr pjesë në ceremonitë e organizuara për 145-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremonitë e organizuara në Kosovë, me rastin e 145-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Sh.S.Znj. Vjosa Osmani, Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, si dhe të ardhur nga të gjitha trevat shqiptare.

Untitled Artwork 1 1 scaledPresidenti Begaj, e vlerësoi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, si momentin kulmor të ndërgjegjësimit dhe veprimit të koordinuar politik, diplomatik e ushtarak të elitës shqiptare të kohës.Në mesazhet e dhëna në këto ceremoni, Presidenti Begaj, vlerësoi rëndësinë që pati Lidhja e Prizrenit për ndërgjegjësimin kombëtar dhe bashkimin e shqiptarëve. Zhvillimi dhe fuqizimi i popullit shqiptar në të gjitha trojet e tij dhe integrimi në familjen e madhe euro-atlantike është një mision për të cilin të gjithë shqiptarët duhet të punojnë bashkarisht. Nga të parët dhe patriotët në shekuj shqiptarët kanë trashëguar sot gjuhën, kulturën, miqësi të vjetra e partnerë strategjikë tek të cilët mund dhe duhet të mbështeten.

Untitled Artwork 1 scaled