Presidenti Begaj merr pjesë në aktivitetin e Qendrës Evropiane të Studimeve të Sigurisë “George C. Marshall”
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj mori pjesë në takimin e përvitshëm të alumni të Qendrës Evropiane të Studimeve të Sigurisë “George C. Marshall”.
Qendra Marshall u krijua nga partneriteti amerikano-gjerman 30 vjet më parë për të ndihmuar në promovimin e paqes dhe të stabilitetit në Evropën Lindore.
Përgjatë këtyre 30 viteve, Qendra Marshall ka nxjerrë më shumë se 300 Alumni nga Shqipëria në fushën e mbrojtjes, sigurisë, diplomacisë, drejtësisë dhe të akademisë.