08/02/2024• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës, SH. T. Z. Bajram Begaj, zhvilloi sot një mëngjes pune me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani.
Presidenti Begaj diskutoi me Ministrin Hasani për situatën në rajon, marrëveshjen me Italinë për pensionet dhe dekretet e ambasadorëve të rinj.
Presidenti i Republikës, SH. T. Z. Bajram Begaj, zhvilloi sot një mëngjes pune me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani.
Biseda u fokusua te zhvillimet rajonale, te përmbyllja e marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore me Italinë, si dhe dekretimin e ambasadorëve të rinj.
Presidenti Begaj, në një postim në faqen e tij zyrtare në FB, bëri të ditur detaje nga biseda:
“Mëngjes pune me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani, me të cilin diskutuam për situatën në rajonin tonë, për përmbylljen e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore me Italinë, si dhe dekretimin e ambasadorëve të rinj”.