23/11/2023• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot në takim Presidentin e Rajonit të Hanover-it (RFGJ), z. Steffen Krach.
Në këtë takim Presidenti vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera Shqipëri-Gjermani në të gjitha rrafshet.
Presidenti Begaj inkurajoi Presidentin e Hanover-it të rrisë prezencën e rajonit të tij në Tiranë, në fusha me interes dypalësh, si: shkolla profesionale, turizëm dhe promovim të biznesit.