Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Kalabri 9

Lajme

Presidenti Begaj, me arbëreshët në Krotone: Na ndan vetëm një det, mesazhi i dy këmbanave të kishës të drejtuara nga Shqipëria

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, zhvilloi sot ditën e parë të turit të tij në Kalabri. Pas Katanxaros ai u ndal në Pallagorio, në krahinën e Krotones, qytezë që njihet në gjuhën arbëreshe me emrin Puheri.

Kalabri 21

Kreu i Shtetit u prit nga autoritetet vendore dhe komuniteti arbëresh. Me këtë rast, arbëreshët kishin organizuar edhe një ceremoni festive.

Kalabri 5

Flamuj shqiptarë dhe italianë, tinguj të himnit kombëtar dhe të valleve arbëreshe, e shoqëruan Kreun e Shtetit përgjatë gjithë takimeve me banorët në fshatrat e kësaj krahine.  

Kalabri 2 1

Gjatë qëndrimit në provincën  Krotones, Presidenti Begaj vizitoi ngulimet e lashta arbëreshe, “San Nicola dell’Alto” dhe fshatin “Carfizzi”.

Kalabri 17

Presidenti i Republikës u prit nga qytetarët në “Carfizzi”, kurse në sheshin qendror u zbulua një pllakatë e vendosur në nder të kësaj vizite.

Kalabri 8

Më pas cermonia vijoi në Pallagario, aty ku gjendet dhe kisha me dy “Këmbanat që Flasin”.

Kalabri 15

Në fjalimin e tij nga sheshi “Santa Filomena”, Presidenti Begaj vlerësoi bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë në forcimin e lidhjeve historike, kulturore dhe ekonomike.

Kalabri 18

Përveç anës institucionale, kjo vizitë ka dhe një anë shumë të madhe emocionale.  Është emocion jashtëzakonisht i fortë të shikosh këta fëmijë të vegjël me flamurin shqiptar dhe italian që përshendesin shqip ”Mirëseerdhët!”

Para pak muajsh bëra një vizitë shtetërore këtu në Itali dhe u takova me Presidentin Matarela. Ditën pasuese bëra një vizitë në “Vila Badesa” ku takova shqiptarë të lëvizur 400 vite më parë nga Jugu i Shqipërisë. Ajo që është e përbashkët me atë që shoh sot, është se ata morën me vete dhe një pjesë të ushqimit të tyre shpirtëror që unë e pash këtu brenda në kishë .

Kreu i shtetit ritheksoi rolin patriotik të atdhetarit Anselmo Lorecchio, i cili me gazetën “Kombi Shqiptar” kryesoi dhe frymëzoi lëvizjen intelektuale të arbëreshëve.

Jam këtu për të vlerësuar të gjitha autoritetet dhe figurat e shquara të arbëreshëve të Kalabrisë. Anselmo Lorecchio është njëri prej tyre. Nuk reshti për 40 vjet duke mbrojtur çështjen e vendlindjes së tij.

Këtë e vërejta edhe nga dy këmbanat e familjes së tij që janë prezente. Ia thash dhe dikujt nga familja e tij, që për mua, mesazhi i atyre dy këmbanave të orientuara dhe që shikojnë nga Shqipëria është; njëra tregon për dashurinë e madhe që ju keni për vendin tuaj, për Shqipërinë dhe Italinë, për shëndetin dhe për të mirat e Italisë dhe Shqipërisë dhe tjetra që ka të bëjë me mbrojtjen e gjërave të veçanta, që kanë të bëjnë me atdheun tonë, gjuhën, kulturën, traditën, zakonet, veshjet tona. Sot i shpreh Italisë mike, që ne jemi shumë mirënjohës. Ne shqiptarët kemi një fjalë të urtë që thotë: “Miku i mirë njihet në ditë të vështira. Dhe nuk ka më të mirë se sa marrëdhënia jonë mes dy shteteve.”

Jemi shumë afër, na ndan një det, por kemi dhe një bashkësi shqiptarësh të ardhur 600 vjet më parë dhe një bashkësi të re shiptarësh të ardhur 32 vjet më parë, që janë shumë mirë të integruar në shoqërinë italiane. Falenderoj familjet italiane, shtetit italian për gjithçka që ka bërë për shqiptarët!

Kemi shumë mundësi dhe duhet të punojmë që këto mundësi t’i shfrytëzojmë për të bërë shumë gjëra në interes të përbashkët të dy vendeve. Ju siguroj që kjo nuk do të jetë vizita ime e fundit në këtë vend të mrekullueshëm. Gjatë gjithë mandatit tim do të shkoj në çdo vend ku ka shqiptarë, ku ka arbëreshë”, tha Begaj.

Kreu i Shtetit u shprehu falenderim autoriteteve lokale dhe komunitetit abëresh për mikpritjen dhe gjithçka kanë bërë për të mbrojtur identitetin kombëtar.

Kalabri 20

Kalabri 22

Kalabri 26