29/11/2023• Lajme• Bianka Hada
Presidenti Begaj homazh Dëshmorëve të Kombit: Pa guximin, trimërinë dhe sakrificën e tyre sublime, nuk do të kishim Shqipërinë e sotme.
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë zyrtare të nderimit të dëshmorëve për çlirimin e Shqipërisë.
Kreu i Shtetit vendosi kurorë me lule pranë monumentit “Nëna Shqipëri” në varrezat e Dëshmorëve të Kombit dhe, krahas homazheve, iu përcolli shqiptarëve një mesazh për 29-Nëntorin:
“Gëzuar Festën e Çlirimit Shqipëri! Nderim përjetë atyrë që me guximin, trimërinë dhe sakrificën sublime na dhuruan lirinë!”