Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Kosove 5 scaled

Lajme

Presidenti Begaj i ftuar në takimin me përfaqësues vendorë nga të gjitha trevat shqiptare

Pas ceremonisë shtetërore në nderim të 145 -vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Bajram Begaj mori pjesë në një event i organizuar nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj.

Kosove 4 scaledNë takimin që bëri bashkë kryetarë të komunave e bashkive nga të gjitha trevat shqiptare Presidenti Begaj shfrytëzoi rastin për të evokuar sukseset e deritanishme të shqiptarëve në rajon. “Kur shikoj çka ne si komb kemi arritur ndihem vërtet krenar. Shqipëria është vend anëtar i Aleancës Euro-Atlantike dhe së shpejti me po kaq dinjitet, do të zërë vendin e saj në Bashkimin Evropian. Republika e Kosovës po i afrohet dy dekadave si vend i pavarur dhe është orientuar drejt boshtit euro-atlantik. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, një vend anëtar i NATO-s dhe së shpejti në BE, janë kontribues në qeverisjen e jetës së tyre politike e administrative. Me të njëjtat dimensione të një rëndësie të veçantë si faktorë po kaq të rëndësishëm në jetën e perditshme politike e ekonomike, janë shqiptarët në Malin e Zi,” – theksoi Presidenti Begaj.Presidentit Begaj u shpreh se të gjitha këto arritje i  kanë rrënjët edhe te veprimtaria e lavdishme e patriotëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Kosove 6 scaledDuke u ndalur tek projeksionet e së ardhmes, Kreu i Shtetit nënvizoi se: “Kemi ende shumëçka për të bërë për atdheun tonë, por jam i sigurt se do t’ia dalim me sukses, për sa kohë arrijmë të lëmë pas përçarjet dhe të bëhemi gjithnjë bashkë, për të mirën dhe zhvillimin e kombit tonë shqiptar.”I shoqëruar nga përfaqësuesit vendorë të komunave dhe bashkive, Presidenti Begaj vendosi një kurorë me lule në kompleksin muzeal “Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit”.