Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë Armanda Begaj presin fëmijët e Institutit Arsimor “Time Center”
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj, pritën në Institucionin e Presidentit fëmijët e Institutit Arsimor “Time Center” në Tiranë. Kjo vizitë realizohet në kuadër të nismës “Me dyer të hapura” që mundëson shkollat e Republikës së Shqipërisë të realizojnë një vizitë në Institucionin e Presidentit, për t’u njohur me institucionet e shtetit shqiptar.
Çifti presidencial shoqëruan fëmijët e moshës 5-12 vjeç teksa eksploronin ambientet e institucionit, si dhe iu përgjigjën pyetjeve të shumta të tyre.
Presidenti Begaj në një mesazh të shpërndarë me këtë rast theksoi: “Atdhedashuria dhe kurioziteti i fëmijëve të Institutit Arsimor “Time Center” shpërndanë energji dhe frymëzim në Institucionin e Presidentit”.