Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Akte Juridike, Dekrete

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Stema per dekretet e sakte e1695984479812

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

PRESIDENTI

D E K R E T

PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Ermal Dredha, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, rezident. 

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.  

Dekret nr. 44

Tiranë, më 27.3.2023

BAJRAM BEGAJ