Presidenti i Republikës së Shqipërisë

presidenti begaj betimi ministrave

Lajme

Presidenti Begaj dekreton anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave, zonja Belinda Balluku Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe zonjën Majlinda Dhuka si Ministër Shteti dhe Kryenegociator

Anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave, të dekretuar nga Presidenti Begaj dhe të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, u betuan sot para Kreut të Shtetit shqiptar.

betimi 4Pasi u lexua formula e betimit dhe dekretet përkatëse të emërimeve, anëtarët e Këshillit të Ministrave: Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, zonja Belinda Balluku si dhe Ministër Shteti dhe Kryenegociator, zonja Majlinda Dhuka, u betuan para Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj dhe firmosën dokumentin e betimit.

betimi zvkryeminister ballukubetimi minister dhukaMe dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, anëtarët e Këshillit të Ministrave u zotuan se: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave”!

betimi zvkryeminister balluku2betimi 3Presidenti Begaj, pasi u dorëzoi dekretet përkatëse të emërimit, dhe u uroi anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave punë të mbarë dhe suksese në detyrën e lartë dhe me përgjegjësi.