Presidenti i Republikës së Shqipërisë

bektashinj 1 scaled

Lajme

Presidenti Begaj takohet me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Shenjtërinë e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj

Me rastin e ditës së Sulltan Novruzit, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, vizitoi sot Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ku u takua me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Shenjtërinë e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
bektashinj 11 scaled
Presidenti Begaj përfitoi nga rasti të shprehte një urim për të gjithë besimtarët bektashianë në përfundim të vizitës së tij. “Erdha sot të uroj besimtarët bektashinj për Festën e Sulltan Novruzit, ditën e lindjes së Imam Aliut, ditën e fisnikërisë bektashiane! Kënaqësi të takoja Kryegjyshin Botëror, në këtë ditë të rëndësishme!” tha Presidenti Begaj në deklaratën e tij për shtyp.
Kreu i Shtetit shtoi më tej: “Uroj të gjithë besimtarët bektashinj, shëndet, mbarësi, lumturi e paqe në familjet e tyre dhe kudo! Kjo ditë e veçantë përkon me stinën e pranverës, me ngjyrat, optimizmin dhe gjallërinë që ajo ka! Kështu që uroj të gjithë shqiptarët, të kenë pranverë në jetët e tyre, të kenë shëndet dhe lumturi!”
bektashinj 3 scaled
Presidenti Begaj së bashku me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Shenjtërinë e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, vizituan edhe statujën e Imam Aliut të përuruar ditën e sotme.
bektashinj 2 scaled