Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Mesazhe

Mesazhi i Presidentit Begaj për 101 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara

Në këtë 101 vjetor të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara, shohim me krenari se si këto marrëdhënie janë gjithnjë e më të forta!
Përgjatë historisë, Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë në krahun tonë, duke na mbështetur në të gjitha projektet dhe sukseset tona madhore, ndaj për këtë do i jemi përherë mirënjohës.
Gëzuar 101 vjetorin e miqësisë me SHBA-në, partnerin strategjik më të madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve!
🇦🇱 🇺🇸